Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, hyri në Kosovë përmes rrugëve malore

Dje në ora 16:10, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë. I arrestuari është shtetas i Shqipërisë dhe është arrestuar për shkak se dyshohet se ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore, transmeton lajmi.net. Gjatë kontrollit të Policisë i dyshuari nuk ka pasur asnjë dokument me vete. Me vendim të…

Lajme

04/03/2026 08:58

Dje në ora 16:10, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë.

I arrestuari është shtetas i Shqipërisë dhe është arrestuar për shkak se dyshohet se ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrollit të Policisë i dyshuari nuk ka pasur asnjë dokument me vete.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/