MPJD: Katari do t’u mbulojë shpenzimet e akomodimit turistëve të bllokuar, përfshirë qytetarët e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet e Katar do të mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që kanë mbetur të bllokuar në vend, si pasojë e rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit. Sipas njoftimit, vendimi ka hyrë në fuqi më 28 shkurt dhe do të mbetet…

Lajme

03/03/2026 13:06

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet e Katar do të mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që kanë mbetur të bllokuar në vend, si pasojë e rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

Sipas njoftimit, vendimi ka hyrë në fuqi më 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore, transmeton lajmi.net.

MPJD bën të ditur se masa vlen edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen aktualisht në Katar dhe nuk kanë mundësi të largohen përkohësisht nga territori i këtij shteti.

Institucioni u ka rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, të respektojnë me përpikëri udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Ministria ka theksuar se, përmes përfaqësisë diplomatike në Doha, do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’i mbajë qytetarët të informuar për çdo informacion shtesë.

Postimi i plotë: 

NJOFTIM!
Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit, autoritetet e Shtetit të Katarit kanë vendosur që të mbulohen shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që janë bllokuar dhe nuk mund të largohen nga vendi.
Ky vendim hyn në fuqi nga data 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.
Ambasada i rekomandon qytetarëve tanë që të qëndrojnë të qetë, të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme.
Ambasada do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo informacion shtesë./lajmi.net/