Zemaj: LDK ka shumë figura të merituara për postin e presidentit, vota për Osmani mbetet në diskutim

Deputeti i Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se subjekti i tij politik ka shumë figura që do t’i rekomandonte për postin e presidentit të vendit. “Ka shumë emra që do t’i kisha rekomandu për president nga LDK-ja. Ka meritor prej të parit e deri te anëtari i fundit, e meriton,” ka…

Lajme

03/03/2026 12:30

Deputeti i Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se subjekti i tij politik ka shumë figura që do t’i rekomandonte për postin e presidentit të vendit.

“Ka shumë emra që do t’i kisha rekomandu për president nga LDK-ja. Ka meritor prej të parit e deri te anëtari i fundit, e meriton,” ka thënë Zemaj.

I pyetur nëse do ta votonte Vjosa Osmani për presidente, Zemaj ka dhënë një përgjigje të rezervuar.

“Njëherë për njerëzit e LDK-së, e atëherë ta shohim,” është shprehur ai.

Deklarata e Zemajt vjen në kohën kur në skenën politike po diskutohen emra të mundshëm për postin e presidentit, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i LDK-së në lidhje me këtë çështje.