Grupi Parlamentar i LDK-së mban mbledhje për çështjen e Presidentit
Grupi Parlamentar i LDK-së ka nisur një mbledhje për çështjen e Presidentit. Kjo mbledhje vjen pas takimit të kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit Kurti tha se nuk ka ende zgjidhje, transmeton gazetablic. Ndërsa, deputetë të LDK-së kanë folur shkurt para nisjes së mbledhjes së grupit. “Ka shumë emra…
Lajme
Grupi Parlamentar i LDK-së ka nisur një mbledhje për çështjen e Presidentit.
Kjo mbledhje vjen pas takimit të kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit Kurti tha se nuk ka ende zgjidhje, transmeton gazetablic.
Ndërsa, deputetë të LDK-së kanë folur shkurt para nisjes së mbledhjes së grupit.
“Ka shumë emra meritorë në LDK që i kisha rekomendu për President”, tha deputeti Armend Zemaj.
Ndërsa, deputeti Anton Quni tha se në takim do t’i marrin informatat lidhur me takimin Kurti-Abdixhiku.
E, deputeti Ukë Rugova tha “të shohim pas takimit”.
Për çështjen e presidentit kanë mbetur edhe dy ditë afat kushtetues. Nëse presidenti/ja nuk zgjedhet, vendi shkon në zgjedhje.