Shala i LDK-së thotë se për Presidentin do të flasin në takimin në parti

Grupi Parlamentar i LDK-së është mbledhur sot në selinë qendrore në Prishtinë. Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se s’kanë biseduar ende për emra të veçantë dhe se për “zgjidhjen në parim” do të diskutohet sot në këtë mbledhje të GP të partisë. “S’kemi biseduar për emra të veçantë. Për zgjidhjen në parim do…

Lajme

03/03/2026 11:58

Grupi Parlamentar i LDK-së është mbledhur sot në selinë qendrore në Prishtinë.

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se s’kanë biseduar ende për emra të veçantë dhe se për “zgjidhjen në parim” do të diskutohet sot në këtë mbledhje të GP të partisë.

“S’kemi biseduar për emra të veçantë. Për zgjidhjen në parim do të bisedojmë sot dhe do të ketë një deklaratë formale zyrtare”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se s’ka informacione për detajet rreth takimit Abdixhiku me Kurtin./Lajmi.net/