FSK do të shënojë Epopen e UÇK-së me ceremoni në Kazermën “Adem Jashari”
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës do të rreshtojë kuadratet e saj në një ceremoni zyrtare që do të mbahet të enjten, më 5 mars 2026, në ora 12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas njoftimit, manifestimi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, ndërsa…
Lajme
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës do të rreshtojë kuadratet e saj në një ceremoni zyrtare që do të mbahet të enjten, më 5 mars 2026, në ora 12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, manifestimi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe krerët më të lartë shtetërorë si dhe mysafirë të ftuar.

Nga mediat është kërkuar që të jenë në vendin e aktivitetit jo më vonë se ora 11:45, për të mundësuar mbarëvajtjen e ceremonisë./Lajmi.net/