Sot do të mbahen mbledhje të disa komisioneve parlamentare

Sot do të zhvillohen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka në rend të ditës: miratimin e fushëveprimit të Komisionit dhe inicimin e procedurave lidhur me auditimin e pasqyrave vjetore financiare të ZKA-së për vitet 2024, 2025 dhe 2026. Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji do…

Lajme

03/03/2026 08:39

Sot do të zhvillohen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka në rend të ditës: miratimin e fushëveprimit të Komisionit dhe inicimin e procedurave lidhur me auditimin e pasqyrave vjetore financiare të ZKA-së për vitet 2024, 2025 dhe 2026.

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit nr. 10/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të bëjë shqyrtimin e draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026.

Kurse Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport ka në rend të ditës miratimin e fushëveprimit të Komisionit.