Bombardimi i Iranit, konfirmohet vdekja e shtatë komandantëve të lartë të Forcave të Armatosura

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), ka publikuar për herë të parë një listë që konfirmon vdekjen e shtatë komandantëve të lartë të Forcave të Armatosura. Lista e komandantëve është si më poshtë: Brigadier Gjeneral Mohammad Shirazi – Shef i Zyrës së Komandantit të Përgjithshëm Brigadier Gjeneral Saleh Asadi…

Bota

02/03/2026 20:28

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), ka publikuar për herë të parë një listë që konfirmon vdekjen e shtatë komandantëve të lartë të Forcave të Armatosura.

Lista e komandantëve është si më poshtë:

Brigadier Gjeneral Mohammad Shirazi – Shef i Zyrës së Komandantit të Përgjithshëm

Brigadier Gjeneral Saleh Asadi – Zv/Shef i Inteligjencës në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Major Gjeneral (Forca Ajrore) Mohsen Darehbaghi – Zv/Shef i Logjistikës dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura

Brigadier Gjeneral Akbar Ebrahimzadeh – Zv/Shef i Zyrës së Komandantit të Përgjithshëm

Brigadier Gjeneral Gholamreza Rezaeian – Shef i Organizatës së Inteligjencës së Faraja (Komanda e Zbatimit të Ligjit)

Brigadier Gjeneral Bahram Hosseini Motlagh – Shef i Departamentit të Planifikimit dhe Operacioneve, Zv/Shef i Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Brigadier Gjeneral Hassan-Ali Tajik – Shef i Departamentit të Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, transmeton Panorama.

Kujtojmë se SHBA-të dhe Izraeli goditën Iranin të shtunën, duke vrarë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa ushtria izraelite që atëherë ka nisur sulme të reja në Teheran.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga sulmi ndaj Iranit, presidenti Donald Trump tha se SHBA-të po vazhdojnë të kryejnë “operacione luftarake në shkallë të gjerë”.

Donald Trump deklaroi sot se e mori vendimin për të nisur një luftë kundër Iranit sepse ishte “shansi i fundit dhe më i mirë” për të ndaluar regjimin e vendit.