Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Enis Kervan në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit të vendit. Tutje në njoftim bëhet e ditur se Kurti e uroi Kervanin për detyrën e re. “Kryeministri Kurti e uroi z.…

Lajme

02/03/2026 16:22

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Enis Kervan në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit të vendit.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Kurti e uroi Kervanin për detyrën e re.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Enis Kervan për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.