Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha që nisi më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe zgjati deri më 28 shkurt, gjatë së cilës u aplikua procedura e përshpejtuar e kalimit. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të…

Lajme

02/03/2026 14:52

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha që nisi më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe zgjati deri më 28 shkurt, gjatë së cilës u aplikua procedura e përshpejtuar e kalimit.

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për rikthimin e kontrolleve, janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Megjithatë, sipas udhëtarëve, kjo situatë është e mirëkuptuar dhe ata shprehen të ndërgjegjshëm për zbatimin e rregullave.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, parashikon që kalimi me kontrolle të vijojë deri më 30 prill.

Ndërsa nga 1 maji deri më 30 shtator do të rikthehet procedura e përshpejtuar, me qëllim lehtësimin e fluksit dhe shmangien e radhëve të gjata gjatë sezonit veror.