Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para të operacionit
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara – Centcom tha se mbi 1.000 objektiva iraniane janë goditur në 24 orët e para të operacionit Tërbimi Epik në Iran. Ajo përmendi asetet ushtarake amerikane të përdorura në operacion, të cilat përfshinin bombardues të fshehtë, dronë, avionë luftarakë dhe sisteme antiraketore. Ajo, gjithashtu, renditi objektivat iraniane, të cilat…
Bota
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara – Centcom tha se mbi 1.000 objektiva iraniane janë goditur në 24 orët e para të operacionit Tërbimi Epik në Iran.
Ajo përmendi asetet ushtarake amerikane të përdorura në operacion, të cilat përfshinin bombardues të fshehtë, dronë, avionë luftarakë dhe sisteme antiraketore.
Ajo, gjithashtu, renditi objektivat iraniane, të cilat përfshinin qendra komande dhe kontrolli, lokacione raketash balistike dhe selinë e përbashkët të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit.