Çështja e Presidentit, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri nesër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun. Temë diskutimi do të jetë çështja e zgjedhjes së Presidentit. Javën e kaluar Kurti ishte takuar me Abdixhikun, por biseda nuk kishte epilog për këtë çështje. Kurti është takuar dy herë edhe me kreun e PDK-së, Bedri…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.
Temë diskutimi do të jetë çështja e zgjedhjes së Presidentit.
Javën e kaluar Kurti ishte takuar me Abdixhikun, por biseda nuk kishte epilog për këtë çështje.
Kurti është takuar dy herë edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza – por nuk ka dakordancë finale.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje sot në mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm të VV-së , e përmendi Murat Jasharin se kandidat mbi-partiak për President, ky i fundit kishte refuzuar kandidaturën.
“Konsideroj se një figurë si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje nga të gjitha partitë”, ka thënë Kurti, duke vënë në dukje rëndësinë e një kandidati unifikues, në vijim të frymës së unitetit që u pa edhe gjatë luftës nën udhëheqjen e Adem Jasharit.
Kurti ka theksuar se, në rast se nuk arrihet një figurë unifikuese, procesi do të zhvillohet sipas Kushtetutës, me garë brenda Kuvendit, për të shmangur nevojën për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për të diskutuar mundësitë për një garë të hapur ku secili subjekt të ketë kandidat të vet.
Si kryetar i LVV-së, Kurti ka theksuar angazhimin maksimal të partisë për të kaluar këtë proces dhe se Murat Jashari mbetet opsioni ideal për një figurë unifikuese.
“Ne si LVV jemi të gatshëm për të gjitha opsionet”, ka përfunduar Kurti.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut mund ose jo të sjell një zgjidhje për çështjen e Presidentit.
Më 4 mars përfundon afati i zgjedhjes së Presidentit, mos finalizimi i këtij procesi e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve. /Lajmi.net/