Irani lëshon dy raketa drejt Qipros
Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey deklaroi se Irani ka lëshuar dy raketa drejt Qipros, ku ndodhen bazat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar. “Jemi mjaft të sigurt se ato nuk po synonin bazat tona. Kjo tregon se sa i pakontrollueshëm është hakmarrja e Iranit”, shtoi Healey. Sipas transmetuesit izraelit Channel 12, dy raketat e lëshuara…
Bota
Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey deklaroi se Irani ka lëshuar dy raketa drejt Qipros, ku ndodhen bazat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar.
“Jemi mjaft të sigurt se ato nuk po synonin bazat tona. Kjo tregon se sa i pakontrollueshëm është hakmarrja e Iranit”, shtoi Healey.
Sipas transmetuesit izraelit Channel 12, dy raketat e lëshuara drejt Qipros ranë në det.Dje, kryeministri britanik Keir Starmer konfirmoi në një fjalim të shkurtër drejtuar vendit duke përditësuar situatën e shkaktuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit se Mbretëria e Bashkuar nuk mori pjesë në sulme.
Megjithatë, ai njoftoi se avionët e RAF ishin vendosur në orët e fundit “mbi qiellin e Lindjes së Mesme” në operacione për të mbrojtur vendet arabe aleate me Londrën, të cilat u shënjestruan nga përgjigja e Teheranit sepse ato strehojnë baza ushtarake amerikane.
Starmer më pas përsëriti thirrjen e qeverisë së tij, të ndarë tashmë me Francën dhe Gjermaninë, kundër çdo “përshkallëzimi” të mëtejshëm në rajon.
Starmer nuk bëri asnjë kritikë të qartë ndaj sulmit izraelito-amerikan, duke vënë në dukje përgjegjësinë e Republikës Islamike, e cila, tha ai, “mund t’i japë fund kësaj tani”. /atsh