Arsenali përballet sot me Chelsean
Skuadra e Mikel Artetas është pesë pikë përpara Manchester City-t, ndërsa gara për titull bëhet më interesante. “Topçinjtë” u rikthyen te fitoret në derbin e Londrës veriore, ku fituan ndaj Tottenhamin me rezultatin 4-1 javën e kaluar, pasi kishin humbur pikë ndaj Brentford dhe Wolves, duke i lejuar City-t të mbushte diferencën. Arsenali përballet me…
Sport
Skuadra e Mikel Artetas është pesë pikë përpara Manchester City-t, ndërsa gara për titull bëhet më interesante.
“Topçinjtë” u rikthyen te fitoret në derbin e Londrës veriore, ku fituan ndaj Tottenhamin me rezultatin 4-1 javën e kaluar, pasi kishin humbur pikë ndaj Brentford dhe Wolves, duke i lejuar City-t të mbushte diferencën.
Arsenali përballet me Chelsean, e cili u ndal në një barazim 2-2 me Burnleyn herën e fundit. Zian Flemming shënoi një gol barazimi në fund të ndeshjes, teksa “Blutë” humbën terren në garën për të përfunduar në vendet që kualifikojnë në Ligën e Kampionëve.
Arteta do ta ketë punën më të vështirë, pasi kohëve të fundit ka pësuar një sërë dëmtimesh me Bukayo Saka, Kai Havertz dhe Ben White, gjithashtu i shtohet mungesës afatgjatë edhe Mikel Merinos, i cili është jashtë loje pas një operacioni në këmbë.
Ndërkohë ka disa lajme pozitive për tifozët e “Topçinjve”, pasi sensacioni adoleshent Max Dowman më në fund mund të kthehet nga pushimi i tij i zgjatur, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës që e ka mbajtur jashtë fushës për dy muaj.
Arsenal i prin tabelës me 61 pikë, ndërsa Chelsea renditet në pozitën e gjashtë me 45 pikë.
Formacionet e mundshme:
Arsenal (4-3-3) Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Zubimendi, Odegaard; Saka, Gyokeres, Trossard.
Chelsea (4-2-3-1) Sanchez; James, Adarabioyo, Chalobah, Gusto; Santos, Caicedo; Palmer, Fernandez, Neto; Joao Pedro./kp