Tragjike: 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut humb jetën në vendin e punës në Zvicër

Një 25 vjeçar nga Maqedonia e Veriut e ka humbur jetën në vendin e punës në Zvicër të premten e kaluar. Mediat atje raportojnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 23:00 në Niederurnen, ku një punëtori ishte duke kryer punime pastrimi në një makinë prodhuese. Dyshohet se ai është kapur nga makina industriale, ndërsa…

Lajme

01/03/2026 13:19

Një 25 vjeçar nga Maqedonia e Veriut e ka humbur jetën në vendin e punës në Zvicër të premten e kaluar.

Mediat atje raportojnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 23:00 në Niederurnen, ku një punëtori ishte duke kryer punime pastrimi në një makinë prodhuese.

Dyshohet se ai është kapur nga makina industriale, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta se si ndodhi aksidenti.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Glaurus, viktima pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit.

Ai u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit janë duke u zhvilluar nga Prokuroria e Kantonit Glarus dhe Policia Kantonale, ndërsa në operacionin emergjent morën pjesë rreth 20 persona nga policia, shërbimi i emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.