​Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të

Futbolli kosovar sot ofron dy ndeshje emocionuese të Superligës. Tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin dy përballje interesante që do të zhvillohen gjatë ditës. Ballkani dhe Drenica takohen në Suharekë me fillim nga ora 13:00. Suharekasit kërkojnë fitoren pas dy humbjeve radhazi dhe rikthimin në krye të tabelës. Ndërkohë, Drenica ka dy humbje në…

Sport

01/03/2026 11:01

Futbolli kosovar sot ofron dy ndeshje emocionuese të Superligës. Tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin dy përballje interesante që do të zhvillohen gjatë ditës.

Ballkani dhe Drenica takohen në Suharekë me fillim nga ora 13:00. Suharekasit kërkojnë fitoren pas dy humbjeve radhazi dhe rikthimin në krye të tabelës. Ndërkohë, Drenica ka dy humbje në dy ndeshjet e fundit duke zënë vendin e fundit në Superligë.

Në orën 20:00, do të fillojë derbi i kësaj jave që do të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina do të luajë kundër Dritës. Kjo ndeshje pritet të jetë një përballje e fortë, duke pasur parasysh rivalitetin tradicional mes këtyre dy ekipeve.

Kjo fundjava e futbollit premton emocione dhe spektakël për të gjithë adhuruesit e futbollit në Kosovë./kp