Graçanicë: Një person në pranga pasi dyshohet se shkaktoi zjarr në dy parcela
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti, nga pakujdesia, ka shkaktuar zjarr, ku si pasojë janë shkaktuar dëme në dy parcela pasditen e djeshme në Graçanicë. Sipas raportit 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. “Përveç dëmeve materiale, nuk…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti, nga pakujdesia, ka shkaktuar zjarr, ku si pasojë janë shkaktuar dëme në dy parcela pasditen e djeshme në Graçanicë.
Sipas raportit 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
“Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.