Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes mblidhet sot, në rend dite edhe kandidati për president
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot, ku një nga temat që do të trajtohet është edhe zgjedhja e Presidentit. Lajmin e bëri të ditur kryetari i partisë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar dje me kryetarin e Partisë Demokratike, Bedri Hamza. Ai tha se pritet që edhe…
Lajme
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot, ku një nga temat që do të trajtohet është edhe zgjedhja e Presidentit.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i partisë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar dje me kryetarin e Partisë Demokratike, Bedri Hamza.
Ai tha se pritet që edhe kjo parti të propozojë kandidatin e saj për kreun e shtetit.
“Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje zhvillohet nesër. Ajo nuk është thirrur vetëm për çështjen e Presidentit të Republikës, por është pjesë e detyrimeve tona statutuese, pasi çdo vit duhet të mbajmë katër mbledhje, pra një çdo tre muaj. Veçanërisht, 2026-a është vit zgjedhor për partinë tonë,” deklaroi Kurti.
Ai shtoi se LVV po përgatitet për fazat e ardhshme, dhe se diskutimi mbi Presidentin do të jetë pjesë e agjendës.
“Kur nuk arrihet një marrëveshje politike ose një propozim konsensual, atëherë do të shfaqen propozime të partisë që mund të dakordohet shpejt,” tha ai.
Kreu i Vetëvendosjes theksoi se partia nuk ka një emër të veçantë të përcaktuar për President.
“Vetëvendosja është një subjekt i gjerë dhe i madh, madje më i madhi pas luftës në Kosovë. Sfida nuk qëndron aty, por në hapat që kemi përpara. Shpresoj që procesi të jetë sa më demokratik, i hapur dhe të mbyllet sa më shpejt,” përfundoi Kurti.