Ngjarje e rëndë në Prizren: Punëtori humb jetën nga energjia elektrike

Një punëtor ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës, teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike në Prizren. Ai është goditur nga rryma dhe si pasojë është rrëzuar në tokë. Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.…

Lajme

01/03/2026 08:47

Një punëtor ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës, teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike në Prizren.

Ai është goditur nga rryma dhe si pasojë është rrëzuar në tokë.

Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thotë Policia.