Diell dhe vranësira të lehta, ja si do të jetë moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjes të ftohtë në pjesën më të madhe të territorit. Ndërkaq, gjatë ditës pritet rritje e ndjeshme e temperaturave,…

Lajme

01/03/2026 08:29

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjes të ftohtë në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërkaq, gjatë ditës pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, me maksimale që do të arrijnë ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë.