Krenari për Kosovën: Donjeta Sadiku siguron finalen në turneun prestigjioz “Strangja”
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka triumfuar edhe në gjysmëfinalen e turneut prestigjioz amator të boksit “Strangja”, që po zhvillohet në Sofje, duke siguruar vendin e saj në finale në kategorinë deri në 60 kilogramë. Sadiku e mposhti boksieren egjiptiane, Ayyad Yomna, në tre raunde, duke treguar një performancë të jashtëzakonshme dhe duke konfirmuar formën e…
Sport
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka triumfuar edhe në gjysmëfinalen e turneut prestigjioz amator të boksit “Strangja”, që po zhvillohet në Sofje, duke siguruar vendin e saj në finale në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Sadiku e mposhti boksieren egjiptiane, Ayyad Yomna, në tre raunde, duke treguar një performancë të jashtëzakonshme dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer që ka treguar edhe në dy përballjet e mëparshme: ndaj Barbora Maxova nga Çekia dhe Veronika Korets nga Ukraina, ku fitoi me rezultat të pastër 5-0, transmeton lajmi.net.
Me këtë fitore, Donjeta tashmë ka siguruar medaljen në turne, por synimi i saj mbetet medalja e artë, siç arriti vitin e kaluar, kur triumfoi në këtë turne të njohur si më i vjetri në boksin amator në Evropë.
Meçi final do të zhvillohet të dielën, nga ora 14:00, dhe gjithë vendi pret me padurim performancën e saj për të sjellë edhe një herë lavdinë e Kosovës në ringun europian./lajmi.net/