Netanyahu: Ka shumë tregues që udhëheqësi suprem i Iranit ka “vdekur”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po flet në një konferencë për sulmin ndaj rezidencës së udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei. Ka tregues gjithnjë e më të mëdhenj se “ky diktator” ka “vdekur”, thotë Netanyahu. Kryeministri izraelit u bëri thirrje qytetarëve të Izraelit t’i ndjekin këshillat e sigurisë nga Komanda e Frontit të Brendshëm…

Bota

28/02/2026 20:35

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po flet në një konferencë për sulmin ndaj rezidencës së udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei.

Ka tregues gjithnjë e më të mëdhenj se “ky diktator” ka “vdekur”, thotë Netanyahu.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje qytetarëve të Izraelit t’i ndjekin këshillat e sigurisë nga Komanda e Frontit të Brendshëm të vendit, pas sugjerimit se operacioni kundër Iranit do të vazhdojë “sa të jetë e nevojshme”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje iranianëve që “të dalin në rrugë sa më shumë” për ta rrëzuar regjimin

Netanyahu iu drejtua popullit iranian, duke thënë se sulmet do t’u ndihmojnë atyre të “çlirohen nga tirania”.

Ai shtoi se ata e kanë “një mundësi që vjen një herë në një brez” për të rrëzuar regjimin iranian.

“Është koha e duhur që të bashkoheni për një mision historik”, shtoi ai./REL/