Presidentja Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për qëndresë, dinjitet dhe liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, duke theksuar se gjaku i të rënëve u shndërrua në thirrje për qëndresë, dinjitet dhe liri. Në mesazhin e saj përkujtimor, Osmani rikujtoi se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më të rënda të terrorit…

Lajme

28/02/2026 16:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, duke theksuar se gjaku i të rënëve u shndërrua në thirrje për qëndresë, dinjitet dhe liri.

Në mesazhin e saj përkujtimor, Osmani rikujtoi se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror në Kosovë, duke vrarë 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit. Sipas saj, 20 prej tyre ishin civilë që u shndërruan në martirë, ndërsa katër ishin dëshmorë të UÇK-së, të cilët ranë heroikisht në mbrojtje të popullatës civile, transmeton lajmi.net.

Presidentja theksoi se kjo ishte një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e lirisë që po rritej në Drenicë dhe në mbarë Kosovën, por që, sipas saj, sakrifica e të rënëve u bë themel i rrugëtimit drejt çlirimit dhe shtetndërtimit.

“Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për qëndresë, për dinjitet dhe për liri. Ata u bënë pjesë e themelit mbi të cilin u ngrit rrugëtimi ynë drejt çlirimit dhe shtetndërtimit”, thuhet në mesazhin e Osmanit.

Ajo shtoi se kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit mbetet amanet për drejtësi dhe për ruajtjen e lirisë me çdo kusht.

“Lavdi e përjetshme të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit!”, përfundon mesazhi i presidentes.

Komunikata e plotë: 

Presidentja Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për qëndresë, për dinjitet dhe për liri

Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror në Kosovë, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit, prej të cilëve 20 civilë që u shndërruan në martirë e 4 dëshmorë të UÇK-së që ranë heroikisht në mbrojtje të popullatës civile.

Kjo ishte një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e lirisë që po rritej në Drenicë dhe në mbarë Kosovën.

Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për qëndresë, për dinjitet dhe për liri. Ata u bënë pjesë e themelit mbi të cilin u ngrit rrugëtimi ynë drejt çlirimit dhe shtetndërtimit.

Kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit është amanet për drejtësi dhe për ta ruajtur lirinë me çdo kusht.

Lavdi e përjetshme të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit!/lajmi.net/