Masakrat në Likoshan dhe Qirez, Haradinaj: Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte

Kreu aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrat në Likoshan dhe Qirez. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shkroi se gjaku i dëshmorëve u bë dritë për lirinë e Kosovës. “Në fund të shkurtit të 1998, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e…

Lajme

28/02/2026 12:39

Kreu aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrat në Likoshan dhe Qirez.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shkroi se gjaku i dëshmorëve u bë dritë për lirinë e Kosovës.

“Në fund të shkurtit të 1998, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë martirëve që pësuan nga hakmarrja e armikut edhe pse ishin të paarmatosur. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkroi i pari i AAK-së.