Ekipi anglez të ‘çmendur’ pas Zhegrovës, e duan transferimin e tij gjatë verës

Evertoni do të mundohet edhe një herë që ta transferojë Edon Zhegrovën nga Juventusi, pasi në tentimet e kaluara ka dështuar ta bëj një gjë të tillë. Kështu ka shkruar të premten mediumi i njohur italian “Calciomercato”. Skuadra e udhëhequr nga trajneri David Moyes do të tentojë për herën e tretë që ta afrojë futbollistin…

Sport

27/02/2026 20:25

Evertoni do të mundohet edhe një herë që ta transferojë Edon Zhegrovën nga Juventusi, pasi në tentimet e kaluara ka dështuar ta bëj një gjë të tillë.

Kështu ka shkruar të premten mediumi i njohur italian “Calciomercato”.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri David Moyes do të tentojë për herën e tretë që ta afrojë futbollistin e Kosovës.

Një gjë të tillë, Evertoni kishte tentuar ta bënte edhe në verën e kaluar, kur 26-vjeçari vendosi t’i bashkohej “zonjës së vjetër”.

Evertoni provoi për Zhegrovën edhe në afatin kalimtar të janarit.

Zhegrova është kritikuar për rastin e artë të humbur në duelin e plejofit të fazës nokaut ndaj Galatasarayt në mesjavë, por edhe është vlerësuar lartë për paraqitjen që pati.

Zhegrova i ka 427 minuta në tërësi nga 19 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat. Ende nuk ka shënuar apo asistuar me fanellën “bardhezi”.

Zhegrova është i rëndësishëm edhe te Përfaqësuesja e Kosovës. I ka zhvilluar 45 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.