Maqedonci në kampin ‘Bondsteel’: Partneriteti me NATO dhe KFOR mbetet kyç për sigurinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë një postim lidhur me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak Shumëkombësh Lindje, në kampin amerikan Camp Bondsteel. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti. Maqedonci ka falënderuar Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit…

Lajme

27/02/2026 19:23

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë një postim lidhur me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak Shumëkombësh Lindje, në kampin amerikan Camp Bondsteel.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti.

Maqedonci ka falënderuar Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, si dhe ka uruar Kolonel Samuel Sargeant për marrjen e detyrës së re në krye të këtij misioni.

“Falënderime për Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, si dhe urime për Kolonel Samuel Sargeant në marrjen e detyrës së re”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Ai theksoi se partneriteti me NATO dhe KFOR mbetet thelbësor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe për rrugën e saj euroatlantike.