Konjufca takon ambasadorin Blaj, theksohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë – Slloveni

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj. Ambasadori Blaj e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e plotë të Sllovenisë për objektivat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Takimi u zhvillua në frymë miqësore,…

Lajme

27/02/2026 17:14

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj.

Ambasadori Blaj e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e plotë të Sllovenisë për objektivat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Takimi u zhvillua në frymë miqësore, duke rikujtuar bashkëpunimin e mirë ndër vite dhe duke theksuar angazhimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë./Lajmi.net/