Mbrojtja e Smakajt: Ai është i pafajshëm, nuk ka folur me Zyrapin për dëshminë në Hagë
Avokati i Smakajt, Jonathan Rees, tha se klienti i tij asnjëherë nuk ka diskutuar me Bislim Zyrapin për dëshminë e tij në Hagë. “Smakaj, pavarësisht se ka qenë mik me Bislim Zyrapin dhe është takuar me të rregullisht, nuk ka pasur diskutime me Zyrapin lidhur me dëshminë e tij për çështjen 6 [për krime lufte…
Lajme
Avokati i Smakajt, Jonathan Rees, tha se klienti i tij asnjëherë nuk ka diskutuar me Bislim Zyrapin për dëshminë e tij në Hagë.
“Smakaj, pavarësisht se ka qenë mik me Bislim Zyrapin dhe është takuar me të rregullisht, nuk ka pasur diskutime me Zyrapin lidhur me dëshminë e tij për çështjen 6 [për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit] dhe nuk i ka treguar asnjë dokument lidhur me të”, tha Rees.
Sa i përket dokumentit që ZPS thotë se ai gjeti në veturë Smakajt, mbrojtja e tij tha se nuk ka asnjë dëshmi se ky dokument ishte në veturën e Smakajt dhe as kush e solli aty, duke mohuar se ishte marrë nga Smakaj në Hagë.
Ai madje tha se ZPS nuk ka dhënë dëshmi se kush e ka printuar këtë dokument të titulluar “për avokatët” në qendrën e paraburgimit në Hagë./REL/