Spiropali takon Abdixhikun: LDK ka një rol të rëndësishëm në historinë e shtetformimit të Kosovës dhe në arkitekturën e saj demokratike
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, Elisa Spiropali është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Ajo ka thënë se Abdixhikun e ka përgëzuar për besimin e rinovuar nga strukturat e partisë për të vazhduar drejtimin e LDK-së. “Legjitimiteti politik është shprehje e vullnetit demokratik dhe pjesë e vitalitetit institucional të Kosovës. LDK ka…
Lajme
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, Elisa Spiropali është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Ajo ka thënë se Abdixhikun e ka përgëzuar për besimin e rinovuar nga strukturat e partisë për të vazhduar drejtimin e LDK-së.
“Legjitimiteti politik është shprehje e vullnetit demokratik dhe pjesë e vitalitetit institucional të Kosovës. LDK ka një rol të rëndësishëm në historinë e shtetformimit të Kosovës dhe në arkitekturën e saj demokratike”, ka shkruar Spiropali.
Ajo ka kujtuar ish-Presidentin Ibrahim Rugova, vizioni i të cilit për rezistencë, orientim euro-atlantik dhe shtetësi të ndërtuar mbi kulturën e dialogut, ka thënë se mbetet themel moral dhe politik i Kosovës moderne.
“Kosova forcohet kur forcohen të gjitha institucionet dhe kur konkurrenca politike mbetet brenda kornizës së përgjegjësisë shtetërore. Shqipëria e sheh këtë pluralizëm si pasuri demokratike dhe mbështet çdo hap që çon përpara stabilitetin, reformën dhe integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë Spiropali. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: