10 vjet prej se Thaçi ishte zgjedhur President, Behrami: Kosovës i mungon më shumë se kurrë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka kujtuar kur 10 vjet më parë, Hashim Thaçi ishte zgjedhur President i shtetit të Kosovës. Behrami i cili ishte dhe këshilltar i Thaçit, thotë ai i mungon më shumë se kurrë Kosovës. “Sot, si dhjetë vjet më parë, në Parlamentin e Kosovës, me 71 vota pro, Hashim Thaçi u…

Lajme

26/02/2026 09:33

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka kujtuar kur 10 vjet më parë, Hashim Thaçi ishte zgjedhur President i shtetit të Kosovës.

Behrami i cili ishte dhe këshilltar i Thaçit, thotë ai i mungon më shumë se kurrë Kosovës.

“Sot, si dhjetë vjet më parë, në Parlamentin e Kosovës, me 71 vota pro, Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës. Sot, pas dhjetë vjetëve, Kosovës i mungon më shumë se kurrë!”, ka shkruar Behrami teksa ka publikuar edhe një fotografi nga momenti kur festuan për zgjedhjen.