Kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë
Në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork mbrëmë është mbajtur një diskutim i organizuar nga Shoqata Ulqini në bashkëpunim me Konsullatën, me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës”. Ngjarjen e hapi ambasadori Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin dhe për rreth 20,000 shqiptare të dhunuara gjatë…
Lajme
Në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork mbrëmë është mbajtur një diskutim i organizuar nga Shoqata Ulqini në bashkëpunim me Konsullatën, me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës”.
Ngjarjen e hapi ambasadori Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin dhe për rreth 20,000 shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe përgjegjësisë.
“Diskutimi trajtoi krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, duke vënë në pah forcën, qëndresën dhe zërin e grave të Kosovës.
Parafolëset ishin Vasfije Krasniqi Goodman, e Dërguara Speciale e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ndau dëshminë e saj të fuqishme, dhe Vera Mjeku, me reflektime mbi rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional”, thuhet në një njoftim të kësaj konsullate.