Arrestohen dy zyrtarë të KEDS-it, morën 400 euro ryshfet duke premtuar se do i zëvendësojnë një klienti njehsorin elektrik shpejtë
Dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar dje në Ferizaj. Të njëjtit i kanë marrë 400 euro para të gatshme, në formë ryshfeti pasi i kanë premtuar një klienti se do t’i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë. Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. “Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 25.02.2026-14:30. Janë arrestuar dy…
Lajme
Dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar dje në Ferizaj.
Të njëjtit i kanë marrë 400 euro para të gatshme, në formë ryshfeti pasi i kanë premtuar një klienti se do t’i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë.
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 25.02.2026-14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar zyrtarë të KEDS-it, pasi të njëjtit nga viktima mashkull kosovar, në formë ryshfeti kanë pranuar 400 € para të gatshme, me premtim se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/