Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd

Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK janë përleshur më 26 janar të këtij viti, brenda ambienteve të QKUK-së. Baton Kelmendi, njëri nga kirurgët e përfshirë në këtë rast, ka dalë me një sqarim për publikun në Facebook-un e tij. “Pas publikimit të videos së incidentit të ndodhur disa javë më parë,…

Lajme

25/02/2026 19:55

Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK janë përleshur më 26 janar të këtij viti, brenda ambienteve të QKUK-së.

Baton Kelmendi, njëri nga kirurgët e përfshirë në këtë rast, ka dalë me një sqarim për publikun në Facebook-un e tij.

“Pas publikimit të videos së incidentit të ndodhur disa javë më parë, ndiej obligim moral të shpreh keqardhjen time të thellë lidhur me gjithë situatën e krijuar.

Siç shihet edhe në pamje, kam qenë duke folur në telefon dhe befasisht jam përballur me një sulm të papritur. Incidenti ka ndodhur, dy ditë pasi kemi pasur një debat profesional në Kolegjiumin e Klinikës, debat që kishte për temë çështje që lidhen me trajtimin dhe interesin më të mirë të pacientit”, shkruan dr.Kelmendi.

Ai thotë se reagimi i tij ka qenë në vetëmbrojtje.

“Nuk kam sulmuar askënd dhe jam përpjekur ta shmang përshkallëzimin e situatës”, shkruan doktori.

“Megjithatë, më vjen keq që një situatë e tillë ka ndodhur dhe që pamjet mund të kenë shqetësuar pacientët, kolegët dhe opinionin publik”, shprehet ai.“Si mjek, besoj se profesionalizmi dhe respekti duhet të jenë gjithmonë parësorë”, është shprehur Kelmendi.