Kurti takon Ambasadorin e Malit të Zi, diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. Gjatë takimit, ambasadori Çobaj e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri në krye të Qeverisë, duke riafirmuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Mal i Zit, si dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit…

Lajme

25/02/2026 18:41

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë takimit, ambasadori Çobaj e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri në krye të Qeverisë, duke riafirmuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Mal i Zit, si dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve.

Sipas komunikatës, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale, në funksion të interesit të qytetarëve të të dy vendeve. /Lajmi.net/