Murat Jashari: Nuk kam ambicie për President – Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve

Ditëve të fundit është spekuluar në opinion se një anëtar i familjes Jashari do të kandidojë për president të Kosovës. Por, një gjë e tillë u mohua nga Murat Jashari, i cili u përfol si kandidat i mundshëm për të parin e shtetit. Ai deklaroi se nuk ka ambicie për këtë pozitë. “Ju kam treguar…

Lajme

25/02/2026 16:57

Ditëve të fundit është spekuluar në opinion se një anëtar i familjes Jashari do të kandidojë për president të Kosovës.

Por, një gjë e tillë u mohua nga Murat Jashari, i cili u përfol si kandidat i mundshëm për të parin e shtetit.

Ai deklaroi se nuk ka ambicie për këtë pozitë.

“Ju kam treguar se s’kam ambicie politike. Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve. Po në mes të qenit në pozita publike dhe profesionit që kam dhe pjesë e familjes që jam unë i zgjedhi këto të tjerat”, u shpreh Jashari në VOX Kosova.