KRM “Pastrimi” reagon në lidhje me videon e kamionetës në gjendje të rëndë teknik: Ishte gjashtë muaj më parë

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar në lidhje me një video  të publikuar ku punëtorët e kësaj kompanie, janë parë në një kamionetë me gomë të shpërthyer teksa mbledhin mbeturinat. Ata kanë thënë se kjo video është xhiruar gjashtë muaj më parë, shkruan lajmi.net. „Kamioneta në video shihet se ka njërën gomë të shpërthyer,…

Lajme

25/02/2026 16:19

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar në lidhje me një video  të publikuar ku punëtorët e kësaj kompanie, janë parë në një kamionetë me gomë të shpërthyer teksa mbledhin mbeturinat.

Ata kanë thënë se kjo video është xhiruar gjashtë muaj më parë, shkruan lajmi.net.

„Kamioneta në video shihet se ka njërën gomë të shpërthyer, ngjarje e cila ka ndodhë në terren. Ne menjëherë kemi intervenuar dhe e kemi vendosë gomën e re. Ndërsa, KRM “Pastrimi” përdor kësi pajisje për të bërë të mundur largimin e mbeturinave inerte e vëllimore në terren, atyre të vogla“, thuhet në reagim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: