30 ditë paraburgim pejanit për kanosje dhe detyrim seksual

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të këtij qyteti. Paraburgimi i është caktuar të pandehurit për dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të…

Lajme

25/02/2026 15:37

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të këtij qyteti.

Paraburgimi i është caktuar të pandehurit për dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Koha e paraburgimit llogaritet nga data e arrestimit, më 23.02.2026, ora 14:55, dhe do të zgjasë deri më 24.03.2026.

“Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve përmes kësaj Gjykate pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim.