“Nëse 2/3 bien dakord, atëherë e propozojmë…” – Çka kishte thënë Bekim Jashari në vitin 2020 për çështjen e presidentit?
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri e ka kthyer vëmendjen politike kah familja legjendare Jashari. Një anëtar i familjes Jashari po proklamohet se mund të siguroj konsensus të plotë mes partive politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit, transmeton lajmi.net. Në një prononcim për gazetarët sot pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali,…
Lajme
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri e ka kthyer vëmendjen politike kah familja legjendare Jashari.
Një anëtar i familjes Jashari po proklamohet se mund të siguroj konsensus të plotë mes partive politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit, transmeton lajmi.net.
Në një prononcim për gazetarët sot pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali, numri 2 i qeverisë Kurt, Glauk Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.
“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.
Deri më tani, askush nga familja Jashari nuk ka dhënë ndonjë prononcim publik mbi raportimet se një anëtar i kësaj familje mund të jetë kandidat për president.
Por, në dhjetor të vitit 2020, Bekim Jashari në “Debat Plus” kishte folur në lidhje me këtë çështje. Ai kishte thënë se nëse sigurohet konsensusi i 2/3-ta, atëherë familja Jashari do ta propozoj Murat Jasharin për president.
“Unë mendoj se më i miri për këtë pozitë është Murati. Nëse 2/3 bien dakord për atëherë adresa është Murati. Nëse nuk ka dakordësim ne nuk bëhemi pjesë e pazareve politike”, kishte thënë ai.
Emri i Vjosa Osmanit s’po gjen përkrahje as tek Albin Kurti më!
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani nuk e ka të sigurt aspak se do ta ketë edhe një mandat në krye të shtetit.
Ajo nuk po e gëzon më as përkrahjen e kryeministrit, Albin Kurti.
Kryeministri Kurti pas takimeve me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte deklaruar se partia e tij nuk ka kandidat.
“Pra, ne si parti nuk kemi pasur kandidat nga radhët tona andaj në vijim ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku dy të tretat e deputetëve që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke zgjedhur një emër të përveçëm në fletëvotim që e hedhin në kuti, më së largu më 4 mars. Ose është tjera që subjektet politike merren vesh për rrugën përpara”, ishte shprehur Kurti.
Zgjedhja e presidentit të ri të vendit duhet të bëhet para datës 5 mars, ndryshe vendi do të shkoj në zgjedhje të reja./lajmi.net/