Prattipati i shkon në takim Damkës, flasin për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve

E Ngarkuara me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Annu Prattipati, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damkën. Sipas njoftimit të ambasadës, në këtë takim u diskutua rreth përpjekjeve për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në vend. “Në…

Lajme

25/02/2026 12:09

E Ngarkuara me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Annu Prattipati, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damkën.

Sipas njoftimit të ambasadës, në këtë takim u diskutua rreth përpjekjeve për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në vend.

“Në takimin e saj me zëvendëskryeministrin për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Fikrim Damka, Anu Prattipati theksoi rëndësinë e sigurimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë prosperitet dhe diskutuan përpjekjet për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njoftim.