Spiropali: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali sot para mediave në Kosovë ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Ajo ka thënë dilogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe për një stabilitet në rajon. “Por, stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe…

Lajme

25/02/2026 11:57

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali sot para mediave në Kosovë ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë dilogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe për një stabilitet në rajon.

“Por, stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme përr një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve në rajon të lirë nga tensionet e trashëguara”, ka thënë Spiropali.

Ajo ka thënë se Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet, jo si një akt presioni por si hap i domosdoshëm.

“Kjo marrëveshje do t’i hap Kosovës përfundimisht rrugën për anëtarësim të plotë në OKB dhe në organizata tjera ndëkrombëtara. Në këtë rrugë Shqipëria do të vazhdoj të mbështes fuqishëm Kosovën”, ka shtuar Spiropali. /Lajmi.net/