Futbollisti shqiptar gjendet i vdekur në det pasi e rrahu nënën e tij
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku 20-vjeçari Riccardo Merkuri u gjet i vdekur në det pranë Pollenza, pasi dyshohet se kishte sulmuar nënën e tij në banesë. Sipas raportimeve, i riu po darkonte me nënën, Albana Kastriot (53), kur mes tyre shpërtheu një debat. Fqinjët, pasi dëgjuan zëra të lartë, njoftuan policinë. Kur…
Sport
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku 20-vjeçari Riccardo Merkuri u gjet i vdekur në det pranë Pollenza, pasi dyshohet se kishte sulmuar nënën e tij në banesë.
Sipas raportimeve, i riu po darkonte me nënën, Albana Kastriot (53), kur mes tyre shpërtheu një debat. Fqinjët, pasi dëgjuan zëra të lartë, njoftuan policinë. Kur autoritetet mbërritën, e gjetën gruan pa ndjenja në banjë me plagë të rënda, ndërsa 20-vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Më pas, ai udhëtoi drejt Civitanova Marche dhe u hodh në det. Trupi i tij u gjet pas 38 orësh kërkime, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi si shkak vdekjeje hipoterminë dhe mbytjen.
Albana Kastriot po trajtohet në spital në Macerata dhe ndodhet në koma të induktuar mjekësisht. Gjendja e saj raportohet e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Riccardo Merkuri ishte futbollist i klubit lokal ASD Montemilone Pollenza, i cili deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për rastin.