Selmanaj: Kompromisi më i mirë është kandidimi i Ramush Haradinajt për president

Ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj vlerëson se kompromisi më i mirë aktualisht, është kandidimi i Ramush Haradinajt për President. Selmanaj kandidimin ose jo të Vjosa Osmani për Presidente e përshkruan me thënien “hyp së të vrava, zhdryp se të vrave”. Postimi i plotë:  Kandidimi apo moskandidimi i Vjosa Osmanit ma kujton at thënjën; “Hyp se…

Lajme

25/02/2026 09:46

Ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj vlerëson se kompromisi më i mirë aktualisht, është kandidimi i Ramush Haradinajt për President.

Selmanaj kandidimin ose jo të Vjosa Osmani për Presidente e përshkruan me thënien “hyp së të vrava, zhdryp se të vrave”.

Postimi i plotë: 

Kandidimi apo moskandidimi i Vjosa Osmanit ma kujton at thënjën;
“Hyp se te vrava, zhdrup se te vrava”
Albin Kurtit, tashmë dihet se nuk i konvenon kandidimi i Vjosa Osmanit për presidente. Sidoqoftë eliminimi saj ka kosto të lartë politike për Albinin.
Çështja e presidentit te Kosovës veqse e ka kriju një momentum të ri politik!
Po presim edhe pakë ditë…
‘Luje macë kryet e bullit’
A është ky fundi i tandemit Vjosë-Albin!?
Kompromisi më i miri në këto rrethana është kandidimi i Ramush Haradinajt!