Mediat në Shqipëri: Ky është polici të cilit iu kapën 1 milion euro në Merdare

Është zbuluar identiteti i policit të cilit iu kapën rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdare. Sipas Top Channel, bëhet fjalë për Aurel Kazia, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë. Ndërkohë, Dogana e Kosovës të martën njoftoi se brenda një automjeti u gjetën paratë e padeklaruara. “Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes…

Lajme

25/02/2026 08:53

Është zbuluar identiteti i policit të cilit iu kapën rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Sipas Top Channel, bëhet fjalë për Aurel Kazia, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë.

Ndërkohë, Dogana e Kosovës të martën njoftoi se brenda një automjeti u gjetën paratë e padeklaruara.

“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, thuhej në njoftimin e Doganës.

“Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1 milion euro”, tha Dogana, ndërsa efektivi është arrestuar.