KQZ mban sot mbledhjen e radhës, në rend dite fondet për partitë dhe analizimi i zgjedhjeve 2025
Sot (e mërkurë, 25.02.2026) në ora 13:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen disa çështje me rëndësi për funksionimin institucional dhe proceset zgjedhore. Mbledhja do të kryesohet nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërsa në fillim do të paraqiten aktivitetet e Zyrës, transmeton lajmi.net. Në…
Lajme
Sot (e mërkurë, 25.02.2026) në ora 13:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen disa çështje me rëndësi për funksionimin institucional dhe proceset zgjedhore.
Mbledhja do të kryesohet nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërsa në fillim do të paraqiten aktivitetet e Zyrës, transmeton lajmi.net.
Në kuadër të pikave të rendit të ditës, do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Po ashtu, në fokus të diskutimeve do të jenë edhe çështjet që lidhen me Këshillin për Operacione Zgjedhore. Anëtarët do të shqyrtojnë dhe miratojnë konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga punëtoria me temë “Mësimet e nxëna nga zgjedhjet lokale 2025 dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025”.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i projektit “Punëtoria për hartimin e planit të punës së KQZ-së për vitin 2026”, si dhe pika e zakonshme “Të ndryshme”./lajmi.net/