Gjendja shëndetësore e Ramush Haradinajt, deklarohet Ardian Gjini

Kandidati për kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, është deklaruar mbi spekulimet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt. Gjini në emisionin ‘Context’ në ATV ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Haradinajt është e rregullt, teksa potencoi se ish-kryetari i AAK’së ka ngjitur para dy ditësh majën e Gjeravicës. “Kurrfarë problemesh shëndetësore…

Lajme

24/02/2026 20:58

Kandidati për kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, është deklaruar mbi spekulimet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt.

Gjini në emisionin ‘Context’ në ATV ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Haradinajt është e rregullt, teksa potencoi se ish-kryetari i AAK’së ka ngjitur para dy ditësh majën e Gjeravicës.

“Kurrfarë problemesh shëndetësore nuk ka Ramushi, të dielën është ngjitur në Gjeravicë në -20, nuk ka probleme shëndetësore, janë spekulime. Përfekt është, kjo është krejt e vërteta”, deklaroi ai.

Më tej, ai tha se Haradinaj nuk dha dorëheqje nga pozita e kryetarit, vetëm se nuk kandidoi sërish për të parin e AAK’së.