Çështja e Presidentit – Bahtiri shkruan për familjen Jashari: Nga ta gjithmonë lind drita e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka publikuar një foto me Rifat Jasharin, ku shkruan se “nga Jasharët gjithmonë lind drita e Kosovës”, postim ky i cili erdhi pas qëndrimit të kryeministrit Kurti të dielen në Prekaz. Në një shkrim në Facebook, Bahtiri ka thënë se “nga Jasharët gjithmonë lind drita e Kosovës”. “Historia e Kosovës…

Lajme

24/02/2026 18:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka publikuar një foto me Rifat Jasharin, ku shkruan se “nga Jasharët gjithmonë lind drita e Kosovës”, postim ky i cili erdhi pas qëndrimit të kryeministrit Kurti të dielen në Prekaz.

Në një shkrim në Facebook, Bahtiri ka thënë se “nga Jasharët gjithmonë lind drita e Kosovës”.

“Historia e Kosovës është libër me shumë faqe, ku shumë prej tyre janë shkruar me gjak e lavdi. Familja e lavdishme Jashari është një faqe e librit që nuk mbyllet kurrë, sepse ka familje që janë si malet: nuk lëkunden, nuk shuhen, vetëm rritën në madhështi.

Kur gjaku i derdhur bëhet themel, sakrifica bëhet udhëheqje. Nga Jasharët gjithmonë lind drita e Kosovës” – ka shkruar ai.