Katër vite nga fillimi i luftës, Kurti – Ukrainës: Nuk jeni vetëm, ne e dimë dhimbjen e zhvendosjes dhe humbjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar krah Ukrainës, sot kur janë bërë 4 vite nga fillimi i luftës me Rusinë. Ai i ka kujtuar se Kosova ndodhej në vendin e tyre 26 vite më parë, por u ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një vend sovran, demokratik dhe i sigurt, sepse siç…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar krah Ukrainës, sot kur janë bërë 4 vite nga fillimi i luftës me Rusinë.
Ai i ka kujtuar se Kosova ndodhej në vendin e tyre 26 vite më parë, por u ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një vend sovran, demokratik dhe i sigurt, sepse siç ka thënë Kurti, populli ynë refuzoi të dorëzohej.
I pari i ekzekutivit në Kosovë, ka thënë se të njëjtën forcë e shohin sot në Ukrainë.
“Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, me empati dhe solidaritet. Qytetarët e Kosovës e dinë dhimbjen e zhvendosjes dhe humbjes – dhe ne gjithashtu e dimë se vendet mund të rindërtohen dhe të shërohen, dhe mund të dalin më të forta. Ne besojmë se Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë. Ju nuk jeni vetëm”, ka shkruar Kurti në “X”. /Lajmi.net/