Siguria në veri gjatë 2025-ës: Asnjë rast vrasjeje apo grabitjeje
Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut, u prezantua raporti i punës për vitin 2025, në prani të drejtuesve të lartë të Policia e Kosovës dhe përfaqësuesve institucionalë. Gjatë vitit paraprak, sipas këtij raporti nuk është shënuar asnjë rast vrasje apo grabitje në rajonin e veriut, ndërsa numri i përgjithshëm i veprave penale…
Lajme
Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut, u prezantua raporti i punës për vitin 2025, në prani të drejtuesve të lartë të Policia e Kosovës dhe përfaqësuesve institucionalë.
Gjatë vitit paraprak, sipas këtij raporti nuk është shënuar asnjë rast vrasje apo grabitje në rajonin e veriut, ndërsa numri i përgjithshëm i veprave penale ka rënë për 11.8% krahasuar me vitin 2024.
“Rënie e ndjeshme është evidentuar edhe në disa kategori si vjedhjet e rënda, sulmet, kanosjet dhe zjarrvëniet. Janë konfiskuar 87 armë zjarri, 4,200 fishekë, 21 granata dore dhe 11 raketahedhës, ndërsa zbulueshmëria e rasteve ka arritur në 85.9%”, thuhet në njoftim.
Tutje në këtë njoftim bëhet e ditur se shënuar ulje edhe e aksidenteve, si rezultat i masave parandaluese dhe bashkëpunimit të ngushtë polici–qytetar.
“Në fund, u ndanë mirënjohje për zyrtarët policorë dhe institucionet bashkëpunuese për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.