Spiropali nesër në Kosovë, do të takohet me Konjufcën
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali nesër do të jetë në Kosovës. Sipas njoftimit të MPJD-së së Kosovës, Spiropali do të takohet me Konjufcën nesër në ora 10:00, transmeton lajmi.net. Pas takimit, Spiropali dhe Konjufca do të deklarohen për media në një konferencë. Njoftimi i plotë: Të nderuar përfaqësues të mediave, Zëvendëskryeministri…
Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali nesër do të jetë në Kosovës.
Sipas njoftimit të MPJD-së së Kosovës, Spiropali do të takohet me Konjufcën nesër në ora 10:00, transmeton lajmi.net.
Pas takimit, Spiropali dhe Konjufca do të deklarohen për media në një konferencë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.
Datë: 25 shkurt 2024
Ora: 10:00
Vendi: Objekti i MPJD-së.
Mediat mund të marrin pamje nga pritja zyrtare e delegacionit para objektit të MPJD-së (shtrëngimi i duarve bëhet në ora 10:15) dhe në fillim të takimit dypalësh. Pas takimit, ministrat z. Konjufca dhe znj. Spiropali, do të deklarohen në konferencën e përbashkët për media.
Ftoheni të përcillni këtë aktivitet të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës./lajmi.net/