Ekstradohen dy të dyshuar: Njëri nga Gjermania, tjetri drejt Maqedonisë së Veriut
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është ekstraduar një person nga Gjermania për në Kosovë dhe një ekstradim tjetër nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut. Dje, Gjermania ekstradoi në Kosovë shtetasin kosovar G.B., i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim”. Ai ishte shmangur nga drejtësia, ndërsa ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është ekstraduar një person nga Gjermania për në Kosovë dhe një ekstradim tjetër nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.
Dje, Gjermania ekstradoi në Kosovë shtetasin kosovar G.B., i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim”. Ai ishte shmangur nga drejtësia, ndërsa ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë.
Po ashtu, sot, Kosova ekstradoi drejt Maqedonisë së Veriut shtetasin turk T.M., i kërkuar për veprën penale “Vrasje”. Ekstradimi u krye përmes pikës kufitare “Hani i Elezit” nën masa të rrepta sigurie.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor theksoi se do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimeve kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /Lajmi.net/